Qori: Si e përmbys Rama logjikën e ndihmës ekonomike, marrëzi!

Shqipëria

Qori: Si e përmbys Rama logjikën e ndihmës ekonomike, marrëzi!

Më: 16 mars 2018 Në ora: 07:17
Arlind Qori

Pedagogu Arlind Qori i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se 21 mijë familje hiqen nga ndihma ekonomike, ndërkohë që vendet e lira të punës janë 700.

Qori: Në 7 qarqe, do të përjashtohen nga ndihma ekonomike 21 mijë familje, ndërkohë që sipas të dhënave të zyrave të punës, vende të lira pune janë vetëm 705 vende të lira. Ata nuk japin shifra.

Logjika ta do që njerëzit marrin ndihmë ekonomike se janë të papunë dhe të varfër, ndërkohë që Rama e përmbyt këtë dhe thotë ata janë të varfër dhe të papunë sepse marrin ndihmë ekonomike.

Ka logjikë që qëndron këtu? Vetëm njerëz që nuk kanë jetuar këtu mund të flasin marrëzi të tilla.

Pse e bëjnë këtë? Për arsye elektorale, të kursejnë para duke nxjerrë dhjamë nga pleshti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat