Edi Rama: Emigracioni, i mirë. Shqiptarët ikin për të njëjtat arsye si kroatët dhe polakët

Shqipëria

Edi Rama: Emigracioni, i mirë. Shqiptarët ikin për të njëjtat arsye si kroatët dhe polakët

Më: 16 mars 2018 Në ora: 10:17
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën “Sfida e migracionit”, deklaroi se “nuk largohen vetëm shqiptarët drejt vendeve më të pasura”, duke shtuar se njerëzit ikin edhe nga vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian.

“Në të gjitha vendet e reja të BE-së, Poloni dhe Kroaci për shembull, shohim se njerëzit largohen për të njëjtat arsye. Vetëm vitin e kaluar, nga Kroacia janë larguar plot 50 mijë njerëz, 90% e të cilëve të rinj. Por, ndryshe nga ne, ata nuk shënohen si azilkërkues sepse janë forca të lira pune që lëvizin për mundësi më të mirë punësimi dhe për integrim shoqëror në një vend më të zhvilluar të BE-së”, u shpreh Rama.

“Emigrimi jashtë vendit sot lidhet me mundësitë për punësimin, ndryshe nga vitet ‘90”, shtoi kreu i qeverisë.

Rama theksoi se emigracioni nuk është fenomen i keq, përkundrazi: “Secili ka të drejtën që të shkojë e të jetojë ku të dojë. Kush e vajton emigracionin si e keqe që ka mbërthyer Shqipërinë, e ka gabim. Kemi arritur shumë falë emigracionit, në dije, eksperiencë dhe kulturë. Fatkeqësia jonë është që e kalojmë këtë proces në një kohë ku gjithçka është “online”, ku dhe një grabitje në një fshat të Europës bën lajm. Të tjerët e kanë kaluar në kohëra të tjera. Nuk ka asnjë vend të zhvilluar sot që nuk e ka kaluar periudhën e emigracionit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat