"Emigracioni jo i keq", Vasili: Deklarata me tronditje mendore

Shqipëria

"Emigracioni jo i keq", Vasili: Deklarata me tronditje mendore

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:15
Petrit Vasili/Everest Dedaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i pyetur nga gazetari i Ora News Everest Dedaj në lidhje me deklaratën e kryeministrit se situata e largimeve nga Shqipëria nuk është "zi" siç e paraqet opozita, ai tha se një gjë të tillë mund ta hotë vetëm një person i cili ka probleme mendore.

Vasili tha se sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave 7-17 vjeç në Europë.

Gazetari: Do të doja mendimin tuaj për një deklaratë të kryeministrit të sapo bërë ku e vlerëson emigracionin si dicka normale, madje të mirë dhe shprehet se nuk duhet ti qahet halli atyre që e lënë Shqipërinë...

Vasili: Duhet të kuptoni një gjë, duhet të bëjmë një interpretim korrekt edhe politik, por edhe psikik. Shumë deklarata të kryeministrit kanë të bëjnë me një tronditje që është e karakterit mendor, nuk kanë të bëjnë me një analizë politike. Të flasësh kështu për emigracionin do të thotë që  mendja ka një problem. Se nga vjen tronditja, vjen nga hallet, nga kapja apo nga substanca të caktura që përdor kjo është çështje tjetër. Vetëm një njeri me shkollë pak mund të flasë kështu. Sot Shqipëria ka emigracionin më të lartë të moshave 7-17 vjeç në Europë. Kjo është shuplaka më e fortë për një të paditur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat