RD sulmon Arta Markun: Nisi arrestimi i kundërshtarëve të Ramës

Shqipëria

RD sulmon Arta Markun: Nisi arrestimi i kundërshtarëve të Ramës

Më: 16 mars 2018 Në ora: 13:28
Arrestimi i kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj

Arrestimi i kreut të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka sjellë reagimin e parë nga krahu i djathtë.

Gazeta “Rilindja Demokratike” shkruan se ka nisur arrestimi i kundërshtarëve të Edi Ramës.

Kryeredaktori Bledi Kasmi thotë se ndryshe nuk fitohen zgjedhjet lokale.

Më herët kjo gazetë ka sulmuar kryeprokuroren Arta Marku, duke shkruar se ajo po kërkon prova për të sulmuar PD-në.

“Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë me akuza të rreme. Duket se kemi të bëjmë me një fushatë të re politike të arrestimeve me synim ngjalljen e frikës dhe përhapjen e panikut tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale për lidhjet me trafiqet, krimin dhe korrupsionin,” shkruan gazeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat