Bushati në Sarajevë: Moment i favorshëm për zgjerimin e BE-së

Shqipëria

Bushati në Sarajevë: Moment i favorshëm për zgjerimin e BE-së

Më: 16 mars 2018 Në ora: 15:44
Konferenca Ministeriale të Fondit të Ballkanit Perëndimor

Në takimin me homolgët e rajonit në kuadër të Strategjisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian si dhe përgatitjeve për Samitin BE- Ballkani Perëndimor, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nënvizoi rëndësinë thelbësore të një angazhimi të përbashkët me vullnet politik sa i përket frymës së zgjerimit.

Ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor theksuan nevojën për t’i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit dhe për të konkretizuar përgjegjësitë e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili këtë verë do të mbahet në Londër. 

Ne takim u vlerësua se kjo mund të arrihet, ndër të tjera, përmes marrëdhënieve të konsoliduara të fqinjësisë së mirë dhe angazhimit me përkushtim ndaj avancimit të procesit të integrimit.
Gjatë Konferencës Ministeriale të Fondit të Ballkanit Perëndimor, u theksua se ky është një mekanizëm i rëndësishëm dhe me shumë impakt në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e urave të reja të besimit mes palëve, si mënyrat më të mira për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Në këtë takim morën pjesë edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, vend i cili mban Presidencën e Këshillit të BE si dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat