“Tragjedia më e rëndë dhe rrëqethëse më të cilën është përballur Shqipëria”

Shqipëria

“Tragjedia më e rëndë dhe rrëqethëse më të cilën është përballur Shqipëria”

Më: 16 mars 2018 Në ora: 21:21
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili reagoi sot pas deklaratave të kryeministrit Rama në lidhje me largimin e Shqiptarëve.

Sipas tij problemi më i madh është largimi i adoleshentëve të pashoqëruar nga Shqipëria, ndërsa kryeministri dhe qeveria e tij bëjnë sehir.

Statusi i plotë

Tragjedi largimi i mijëra te miturve nga Shqiperia dhe kryeministri rri e veshtron…

Mijëra te mitur nga mosha 7 -17 vjec largohen nga Shqiperia te pashoqeruar drejt Europes.

Eshte tragjedia me e rende dhe rrenqethese me te cilen eshte perballur ky vend.

Mijëra te mitur te rrezikuar nga pedofilia, trafiku i organeve, kthimi ne shperndares droge gjenden ne mes te ketyre rreziqeve shume te renda kriminale e shoqerore sepse Shqiperia gjendet ne mjerim.

Kryeministri flet per emigracionin jo si nje plage e thelle qe vjen nga vrasja e cdo shprese,por si nje kenaqesi e madhe nje normalitet dhe kjo eshte vertet mizore.

Emigrimi i te miturve eshte ajo qe nuk do donim te degjonim kurre, por qeverisja e nje kryeministri pa vizion, pa alternative dhe te paafte e pa zemer po zhben cdo ekuliber minimal social si dhe po krijon nje tension shperthyes shoqeror ku pergjegjesi eshte vetem ai.

Modestia, reflektimi dhe jo arroganca e marrë jane rruga per te dale nga nje situate e tille katastrofike.

Toka e djegur eshte nje fatkeqesi tragjike per te gjithe,por nuk duket e tille per kryeministrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat