Ferdinand Dervishi: Në bregdet mafie pronash, në Vlorë tjetërsim 210 mln euro

Shqipëria

Ferdinand Dervishi: Në bregdet mafie pronash, në Vlorë tjetërsim 210 mln euro

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:36
Ferdinand Dervishi

Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar sot në emisionin “Repolitix” në Report TV, në analizën e tij lidhur me abuzimet e pronave në bregdet u shpreh duke rrëfyer një rast kur punonte te gazeta Panorama.

“Kur erdhi një dosje e madhe pronash dhe pasi disa njerëz gjetën një mundësi kontakti me mua, e pashë ishte një katastrofë e vërtetë. E bisedova me kryeredaktorin, më thanë që nuk para publikojmë dosje pronash, se do të na vijnë gjithë shqiptarët te dera e redaksisë, aq shumë probleme ka patur me pronat. Në Vlorë, në Kavajë dhe në Shëngjin ka të bëjë me pronat në bregdet që janë më të lakmuarat”.

Sipas Dervishit, goditja e stafit të bashkisë Lezhë me kryetarin e saj në krye gjatë ditës së sotme është një lajm pozitiv.

“Nëse denoncimi i Lezhës ka ardhur pas denoncimit të njerëzve, kjo dëshmon se njerëzit tani kanë besim se shteti mund të bëjë diçka. Pronat janë pjesa më e madhe dhe dukshme e korrupsionit”.

Sipas gazetarit, në dekadën e fundit, në sektorin e pronave është krijuar një mafie e vërtetë. Ai tregoi një histori, ku nëpërmjet falsifikimeve, një truall në Vlorë u tjetërsua dhe më pas u shit deri në 210 milionë euro.

“Problemi i madh është mafia, 10-15 vitet e fundit, që bën pehlivanllëqet e mëdha me miliona euro. Ku shkojnë këto lekë? Ato shkojnë në duar të krimit, sepse është një mafia dhe mafia është krim. Një pronë shkonte 210 milionë euro. Pasi u mor, u dha dhe u shit dhe e llogaritur me ritmin që po shitej fatura aq shkonte, atje kishin blerë disa organizata shumë serioze edhe të huaja” –tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat