Berati mes shtatë qyteteve më të bukura të Evropës

Shqipëria

Berati mes shtatë qyteteve më të bukura të Evropës

Më: 17 mars 2018 Në ora: 08:14
Berati

Ato nuk janë më pak të padenja sesa Parisi dhe Londra. Aventura evropiane është e shumëllojshme. Dikush kërkon t’i ngjitet më këmbë kullës Eiffel, dikush ta hajë pica pranë shatërvanit në Trevi apo dikush të prekë kapelet e rojave në Buckingham Palace. Dhe kjo nuk është një gjë e re.

”Por, Evropa është e pasur edhe me qytete unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha, atje gjen autenticitet”.

Shtatë qytetet e vogla më të bukur të Evropës sipas kësaj faqeje janë Berati, Hora (Greqi), Kob (Irlandë), Portovenere (Itali), Uzes (Francë), Alesund (Norvegji) dhe Rovinj (Kroaci).

”Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët, të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit”.

”Kuzhina është e thjeshtë në Berat. Bli një shishe vere lokale, bukë të ngrohtë dhe eksploro qytetin e bukur. Dhe nëse jeni me fat, ju do të mund të shihni edhe një ceremoni shqiptare dasme”, përfundon kjo faqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat