Përmbytjet, 130 shtëpi të rrethuara nga uji

Shqipëria

Përmbytjet, 130 shtëpi të rrethuara nga uji

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Të paktën 130 shtëpi mbeten të rrethuara nga uji në Shkodër, ndërsa sipërfaqja totale e tokës së përmbytur  është rreth 2400 ha.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Emergjencave Civile, 70 banesa në fshatin Obot, 15 banesa në fshatin Gorricë, 15 banesa në fshatin Shirq, 15 banesa në fshatin Mushan dhe 15 banesa në lagjen Livadhe të Shkodrës mbeten të rrethuara nga uji.

Ndërsa sipërfaqja totale e tokës së përmbytur është rreth 2400 ha, si më poshtë:

Bashkia Vau-Dejës

Njësia Administrative Bushat: Ka pasur 390 ha tokë të përmbytur.

Bashkia Shkodër

Njësia Administrative Bërdicë: Ka pasur rreth 290 ha tokë të përmbytur.

Njësia Administrative Dajç: Ka pasur rreth 780 ha tokë të përmbytur.

Në lagjen Zadrimë, Marinaj dhe Maçit në fshatin Shirq janë të izoluara nga prezenca e ujit 20 familje dhe në fshatin Mushan 5 familje.

Njësia Administrative Ana e Malit: Ka pasur mbi 1200 ha tokë të përmbytur:

fshati Muriqan 420 ha;

fshati Oblikë 580 ha;

fshati Obot 200 ha.

Në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka përmes angazhimit të FA.

Njësia Administrative Guri i Zi: konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore. Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat