Subashi tmerron fierakët: Hiqni vazot nga ballkonet se do ...

Shqipëria

Subashi tmerron fierakët: Hiqni vazot nga ballkonet se do ...

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:59
Armando Subashi

U bë e modës tashmë që kryebashkiakë si Erion Veliaj njoftojnë me sirena alarmi kur shiu do bëjë hatanë e njerëzit të mbyllen brenda apo kur pritet ndonjë i ftohtë i madh.

Të tillë sjellje po e ndjek edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. Bashkia e tij ka vënë alarmin sot për erën e fuqishme që mund të shkaktojë viktima, viktima prej vazove të luleve që mund të të bien në kokë.

Ja alarmi i radhës, nga Fieri:

" Njoftojmë të gjithë qytetarët, kryesisht ata që banojnë në ndërtesa shumëkatëshe e pallate, që të largojnë nga parvazet e ballkoneve dhe dritareve, vazot me lule, pasi ato janë burim aksidenti. Era që po shoqëron këtë mëngjes do të vijë duke u forcuar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat