Balla këmbëngul: Basha të ndiqet penalisht

Shqipëria

Balla këmbëngul: Basha të ndiqet penalisht

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:36
Taulant Balla

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së,  Taulant Balla tha se PD ka burime të errëta financimi për lobim në SHBA ku sipas tij përfshihen dhe xhepa oligarkësh rusë, dhe këto sipas tij janë arsye të pashmangshme për të cilat Lulzim Basha duhet të përgjigjet penalisht

Taulant Balla: Burimet e errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë, janë një arsye e pashmangshme që Lulzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo Parti Demokratike e marrë peng prej tij të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm.

PS i kërkoi sërish Bashës që të marrë të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm dhe të paraqitet para organeve të drejtësisë.

Taulant Balla: "Vetëm Lulzim Bashës i ndodh që një biznesmen rus i paguan 150 mijë dollarë dhe “tavarish” Luli vetë nuk di gjë."

Balla tha se nuk janë vetëm qytetarët që duan të dinë të vërtetën për financimet por ka dhe zëra brenda PD-së që kërkojnë transparencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat