Rama kërcënon Maqedoninë: Pa shqiptarët s’keni shtet, mos harro z. Ivanov

Shqipëria

Rama kërcënon Maqedoninë: Pa shqiptarët s’keni shtet, mos harro z. Ivanov

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:42
Edi Rama

Pas prononcimit të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov se sërish nuk do ta dekretojë Ligjin për gjuhën shqipe, atij i është drejtuar kryeministri shqiptar Edi Rama, duke i bërë një vërejtje më se serioze.

“Z. Ivanov, gjuha shqipe nuk është gjuhë e armikut, por gjuhë e një populli konstitutiv në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni, i nderuar president Ivanov”, ka shkruar Rama në Facebook, njoftuan mediet shqiptare dhe maqedonase.

Sipas Ramës, miratimi i ligjit për gjuhën shqipe paraqet arritje historike për shqiptarët, por kjo njëkohësisht edhe e demokratizon dhe forcon Maqedoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat