Ngjela: Pas Maqedonisë, shqipja gjuhë zyrtare dhe në Mal të Zi

Shqipëria

Ngjela: Pas Maqedonisë, shqipja gjuhë zyrtare dhe në Mal të Zi

Më: 17 mars 2018 Në ora: 20:59
Spartak Ngjela

Avokat i njohur Spartak Ngjela ka komentuar ngjarjet më të fundin në Maqedoni, pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe.

Përmes një statusi të gjatë në profilin e tij, Ngjela thotë se faktori shqiptar në rajon po vjen e po forcohet dita-ditës.

Ngjela jep edhe një parashikim të fortë, duke thënë se shumë shpejtë edhe në shtetin tjetër të rajonit, në Malin e Zi, do të nisë procesi për zyrtarizmin e gjuhës shqipe.

Statusi i Ngjelës

E patë banditin Gruevski si i kërcënohej gjeneralit shqiptar?

Po gjeneralin shqiptar, Talat Xhaferi, a e patë sesi nuk e përfilli fare, por vijoi punën në emër të asaj që do të arrinin shqiptarët atë ditë?

Ky akt sot ka ngritur peshë guximin dhe heroikën shqiptare drejt historisë së re të shqiptarëve në të gjitha trevat e Ballkanit Perëndimor.

Ja, këta kanë qenë dhe këta janë armiqtë tanë shekullore që, pasi u pranuan nga të parët tanë si punëtorë, gjetën rastin dhe pushtuan territoret tona.

Por tani janë në fumdin e tyre. Bënë gjithçka kundër shqiptarëve me forcën e Rusisë, por tani që shqiptarët mbijetuan, sigurisht që do të shkojnë në vendin ku iu takon të jenë.

Por çfarë do të ndodhë në Ballkanin Perëndimor?

Do të vijojë i njëjti proces: identifikimi i shqiptarëve dhe ngritja e prestigjit të tyre nëpërmjet gjuhës shqipe. Në këto treva sot pritet që të identifikohen rreth 8 milionë shqiptarë. Pa llogaritur arvanitasit dhe çamët e Greqisë.

Në kë kohë ka filluar e do të vijojë ngritja e dinjitetit kombëtar shqiptar në Mal të Zi.

Plava Gucia dhe Tuzi janë të parat që po gjallërojnë në funksion të gjuhës shqipe. Por kështu do të vijojnë edhe Ulqini e Tivari, e bashkë me të edhe të gjithë fshatrat e shumtë shqiptarë. Por edhe shqiptarët në Podgoricë.

Që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi kanë kaluar një jetë të trishtë, pa përkrahje dhe me një dhunë të tejme drejt asimilimit. Kurse shteti shqiptar, nuk ka bërë asnjë lloj mbrojtje në një shekull e gjysmë. Dhe po njëlloj kudo.

Tani që përfundoi procesi i gjuhës në Maqedoni, sigurisht që ky do të hapet edhe në Mal të Zi.

Tharmi shqiptar shumë shpejt do të shfaqet i plotë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ky fillim shekulli do të hyjë në histori, pa dyshim, si koha e madhe e shqiptarëve që ka nisur, por do të vijojë edhe më me forcë në ngritje të dinjitetit, gjuhës dhe të drejtave shtetformuese shqiptare në të gjitha këto treva.

ll.Vendosja e gjuhës zyrtare shqipe në Maqedoni, keni për ta parë së shumë shpejt do ta krijojë normalisht procesin shqiptar edhe te ortodoksët shqiptarë por edhe të katolikët shqiptarë në shtetin maqedon. Janë bërë gati që tani që këta të shpallen si shqiptarë, në një popullsi që i kalon 300 mijë persona, por që si proces do të vijojë. Kjo është arsyeja e sjelljes banditeske të Gruevskit.

Shpejt shqiptarët do jenë shumica e popullsisë në shtetin Maqedon.

E njëjta situatë ka filluar dhe do vijojë edhe në Malin e Zi, ku deri tani janë identifikuar vetëm shqiptarët e njohur si të tillë, me 30 mijë banorë.

Procesi që ka nisur mendohet që ta çojë popullsinë shqiptare myslimane, ortodokse dhe katolike deri në 100 mijë banorë shumë shpejt, dhe sigurisht që do të vijojë të rritet, si pasojë e fenomenit shqiptar që ka filluar të diktojë me forcë në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, në funksion të shpalljes shqiptar dhe jo sllav.

Mali i Zi është shtet që si pasojë e flirtit të Rusisë me shtetet e mëdha europiane e rriti territorin malazez nga 1800 km2 në 18000 km2 territor, dhe e gjithë rritja ka qënë bërë në raport të drejtë me dhunën, vuajtjen dhe pastrimin etnik kundrejt shqiptarëve që jetonin prej mijra vjetësh në vendin e tyre etnik iliro- shqiptar.

Nuk duhet të harrohet se historia e aneksimit të këtyre trevave shqiptare ka krijuar heroikën shqiptare të Lidhjes së Prizrenit dhe të luftrave të mëdha të malësorëve shqiptarë që janë të përjetësuara te Lahuta e Malcisë e poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta. Por edhe në historinë e Shqipërisë si heroikë historike e pashoqe në Europë, që fillon afirmimin shqiptar në rrafsh të historisë botërore.

lll. Ja, kjo.është gjëndja e reformimit shpirtëror të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, dhe e ngritjes në fuqinë e saj të gjuhës shqipe, si vetësimi historik që ka ardhë kryesisht si magjia e gjuhës shqipe.

Ky është proces që do vijë të ecë progresivisht për të identifikuar domosdoshmërisht të gjithë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

Dhe ky fenomen do të marrë ngjyrimin e plotë historik dhe real, me forcën që u shfaq e po progredon në Maqedoni, kur të vijë e të shfaqet po kështu edhe në Greqi.

Edhe këtu ka nisur fenomeni shqiptar, por tani për tani është ende në stadin e fermentimit. Shumë shpejt do të shohim fenomenin shqiptar edhe këtu njëlloj si në Maqedoni.

Por në këtë histori nuk janë më qindra mijëra shqiptarë të paidentifikuar mes magjisë së gjuhës së lashtë shqipe, por miliona të tillë.

Kur bota të marrë vesh se cilët janë shqiptarët, arvanitasit dhe Çamët e Greqisë, atëherë vetë historia e qytetërimit europian do ta gjejë veten e vet realisht.

Fenomeni shqiptar i nisur me Pavarësinë e Kosovës patjetër që do ta mbushë plotësisht trajektoren e vet në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat