Shtëpia e tyre mori flakë, e moshuara tregon momentet e tmerrit: Kisha frikë për plakun

Shqipëria

Shtëpia e tyre mori flakë, e moshuara tregon momentet e tmerrit: Kisha frikë për plakun

Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:58
E moshuara

Çifti i të moshuarve Gëzim dhe Mynyre Tafaruçi, apartamenti i të cilëve u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Ata pritet të dalin nga Spitali i Durrësit mëngjesin e së dielës.

Lajmi u bë i ditur nga stafi i Urgjencës së spitalit, që ka ndjekur nga afër gjendjen shëndetësore të dy të moshuarve.

Po sipas mjekëve, nesër ata do të dërgohen në banesën e tyre, pasi nuk paraqesin më asnjë shqetësim për jetën.

Kisha frikë për plakun, por shyqyr e kaluam këtë moment të vështirë”, tha 72-vjeçarja.

Pranë tyre ndodhet mbesa, e cila ka qëndruar me ta që nga momenti kur u mësua ngjarja e rëndë.

Stafi i Urgjencës së spitalit të Durrësit konfirmon gjithashtu se zjarrfikësi që mbeti i asfiksuar gjatë operacionit për nxjerrjen jashtë apartamentit të çiftit të bashkëshortëve ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është shoqëruar në banesë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar shumë shpejt. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat