Përfundon investimi i UKT, linjë e re ujësjellësi te rruga e “Barrikadave”

Shqipëria

Përfundon investimi i UKT, linjë e re ujësjellësi te rruga e “Barrikadave”

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përmirësimi i linjave të furnizimit me ujë të pijshëm në kryeqytet vijon me një punë, që kryhet me intensitet të lartë nga ndërmarrja e UKT-së.

Kësaj herë UKT njofton përfundimin e një tjetër investimi të rëndësishëm, duke bërë të mundur shtrirjen e një linje tërësisht të re në rrugën e “Barrikadave”.

Me këtë linjë të re mundësohet rritja e kapacitetit transmetues të ujit dhe evitohen të gjitha humbjet që shkaktonte linja e mëparshme.

“Ndërtuam një lidhje të re me rrjetin e ujësjellësit, e cila është tepër e rëndësishme për të mundësuar akses dhe shërbim cilësor për të gjitha subjektet. Investimi u krye në rrugën e ‘Barrikadave’. Punonjësit tanë janë gjithnjë të gatshëm për t’iu përgjigjur kërkesës së çdo konsumatori”, njofton UKT në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat