3 deputetë shqiptarë vëzhgues për zgjedhjet në Rusi

Shqipëria

3 deputetë shqiptarë vëzhgues për zgjedhjet në Rusi

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:29
ilustrim

Rusia voton sot për të zgjedhur Presidentin e ri të Federatës. Për të ndjekur mbarëvatjtjen e procesit zgjedhor janë angazhuar 555 mijë vëzhgues, lokalë dhe ndërkombëtarë.

Mësohet se në përbërje të misionit vëzhgues të OSBE/ODHIR bëjnë pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu, Bledi Çuçi dhe Ervin Bushati. Ata janë vendosur në disa qendra votimi në Moskë.

Ndërkohë qendrat e votimit janë hapur që në 08:00 të mëngjesit dhe mbyllen në 20:00, me orën lokale të Rusisë. Votimi është elektronik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat