Tre persona të armatosur kanë grabitur me dhunë një kampist në qytetin e Peqinit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit.
Personat e maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e 57 vjeçarit B.T mëngjesin e forcës, dhe pasi e kanë dhunuar dhe kanë ushtruar presion ndaj tij, kanë arritur ti marrin një shumë të konsiderueshme parash në valutë të huaj.
B.T në momentin e grabitjes ka qenë në banesë bashkë me gruan e tij, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.