Arrestimet në Lezhë, reagon Pjerin Ndreu: Nuk jam i implikuar. Bëni durim për zgjedhjet

Shqipëria

Arrestimet në Lezhë, reagon Pjerin Ndreu: Nuk jam i implikuar. Bëni durim për zgjedhjet

Më: 18 mars 2018 Në ora: 22:35
Deputeti socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu

Deputeti socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar për arrestimin e zyrtarëve në Lezhe, mes tyre kryetari i Bashkisë, Fran Frrokaj. Duke qenë se në rrjetet sociale është komentuar si sulm i mazhorancës dhe “luftë” për të marrë këtë bashki në zgjedhjet e ardhshme, Ndreu e përjashton veten nga ky skenar dhe thotë se “nuk e lidh asgjë me çështjen e arrestimit të kryetarit demokrat në bashkisë”.

Më poshtë statusi në facebook i Pjerin Ndreut:

“Mirembrema ! Jam rikthy sonte ne Fb per tu dhene pergjigje gjithe te turbulluarve nga ngjarjet e fundit ne Lezhe. Nuk jam aspak i kenaqur me ate qe ka ndodhe e as nuk do jem kurre. Por ca mitingashe te lodhur dhe ca “dijetare” politike, duan domosdoshmerisht te lidhin PS dhe mua me kete histori.

E konsideroj nje turp dhe abuzim skandaloz, cdo perpjekje te kujdo qe synon te gjeje alibi e te perdore emrin tim apo te PS per te justifiku veprimin. Me shume se te kushdo ta kerkojne te ankesa qe kane bere dy shtetas me emer e mbiemer dhe me drejtesine.

Nuk me lidh asgje me kete ceshtje penale, pervec keqardhjes per kedo qe dyshohet si i implikuar. Sa per bashkine, historia ka tregu se nuk eshte e nevojshme ky lloj skenari, sepse si rregull bashkine e humbin ata qe e kane e jo e fitojne ata qe se kane. Keshtu qe beni durim deri vitin tjeter!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat