Përfundon në spital kryetari i arrestuar i qarkut Lezhë

Shqipëria

Përfundon në spital kryetari i arrestuar i qarkut Lezhë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 09:46
Gjok Ndoka

Kryetari i arrestuar i qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka ka përfunduar sot në spital, teksa pritej të dilte përpara gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë. Shkak jane bere problemet shendetësore. Mësohet se Ndoka ka patur luhatje tensioni dhe shqetësime në zemër, gjatë ditëve që ka qendruar në paraburgimin e Lezhës. Rivleresimi i mases se sigurise ndaj tij pritet të bëhet në ambientet e spitalit.

Sakaq aktualisht ndodhet në gjykatë, kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Zyrtarët e lartë vendorë akuzohen për shpërdorim detyre në atë që njihen dosja “Rana e hedhun”. Janë 23 persona të akuzuar, dhe një pjesë e mirë e tyre dalin sot në gjykatë për rivlerësimin e masës së sigurisë. Ndërsa shumë të tjerë janë të shpallur në kërkim.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat