Mblidhet për herë të parë KED, thirrja nga gjyqtari Broci

Shqipëria

Mblidhet për herë të parë KED, thirrja nga gjyqtari Broci

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:27
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur sot për herë të parë pas thirrjes së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci.

Sipas Kushtetutës, Broci gëzon cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe në këtë cilësi ai ka nisur punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED.

Në këto kushte, pasi rakordoi edhe me Institucionin e Avokatit të Popullit, pjesëmarrja e të cilit është e detyrueshme, vendosi të thërrasë mbledhjen e parë të këtij organi në Gjykatën e Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat