Revoltohet Ndoka, qeveria po shantazhon bashkitë e opozitës, zot na ruaj nga kjo rracë e keqe

Shqipëria

Revoltohet Ndoka, qeveria po shantazhon bashkitë e opozitës, zot na ruaj nga kjo rracë e keqe

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:08
Nard Ndoka

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë Nard Ndoka ka shprehur revolten e tij në një status në rrjetet sociale. Ai akuzon qeverinë se po shantazhon bashkitë që drejtohen nga opozita.  Ai akuzon kreun e qverisë se po lë Shkodren pas përmbytjeve në indiferencë e varfëri dhe se po gjunjëzon kreun e Bashkisë së Lezhës me pranga e presion politik. Zot na ruaj nga kjo rracë e keqe shkruan, kristiandemokrati Ndoka.

Ja edhe postimi i tij i plotë: Qeveria braktis dhe shantazhon Bashkitë që drejtohen nga opozita!
Shkodra është totalisht e përmbytur nga uji. Reshjet dhe keqmenaxhimi i kaskatës së Drinit kanë krijuar një situatë tej mase emergjente!
Kryeministri hesht, ministrat sulmojnë Bashkinë, banorët dhe pronat e tyre në mëshirë të fatit!
Sondazhet e nxjerrin rilindjen sërish të humbur në Shkodër e Lezhë, ndaj kryeministri ka hartuar një strategji ogurzezë: të godasë Shkodrën me indiferencë e varfëri dhe të gjunjëzojë kryetarin e Bashkisë Lezhë me pranga dhe presion politik ndaj çdo zëri opozitar!

Zot na ruaj nga kjo rracë e keqe!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat