Komisioni hetimor për “Tahirin”/ Sekretare zgjidhet deputetja e PS, ‘përplasje’ për mbledhjen e radhës

Shqipëria

Komisioni hetimor për “Tahirin”/ Sekretare zgjidhet deputetja e PS, ‘përplasje’ për mbledhjen e radhës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:23
Komisioni per Saimir Tahirin.

Nisi punen sot mbledhja e parë e komisionit hetimor për Saimir Tahirin. Mblehdjen e ka hapur kreu i komisionit, demokrati Edi Paloka, duke njoftuar edhe zgjedhjen e sekretares së komisionit.

“Maxhoranca besoj se ka gati kandidaturën për sekretarin e komisionit”-tha Paloka.

Pas tij, fjalën e ka marrë deputetja e PS-së, Felaj, e cila ka deklaruar: “Në mbledhjen e parë të komisionit, ligji e përcakton qartë se cfarë bëhet, kryetari deklaron qëllimin e ngritjes, detyrat e komisionit dhe planin paraprak të hetimit. Hetimi nuk mund të hapet që sot, se duam të dëgjojmë planin paraprak të hetimit dhe pastaj rezervojmë të drejtën të shprehemi”- tha ajo.

Deputeti Sterkaj propozoi emrin e Klotilda Ferhatit si sekretare e cila më pas edhe u votua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat