39 të arrestuar për trafik emigrantësh mbushin sallën, gjyqi vazhdon me vështirësi

Shqipëria

39 të arrestuar për trafik emigrantësh mbushin sallën, gjyqi vazhdon me vështirësi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:08
Foto ilustruese

Prej orëve të mëngjesit, 39 të arrestuarit për trafik të emigrantëve nga Shqipëria drejt SHBA-ve, Kanadasë e Anglisë ndodhen në Gjykatën për Krimet e Rënda. Burime  thonë se numri i madh i të arrestuarve dhe avokatëve, po e bën të vështirë zhvillimin e kësaj seance. Pavarësisht kësaj, ajo vijon të zhvillohet që prej orës 09:30, pa prezencën e mediave.

Kjo seancë drejtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, ndërsa Prokurori i dosjes Eugen Beci ka kërkuar lënien në burg të 39 të arrestuarve. 7 banda kriminale, të dyshuara se kanë dërguar 1 mijë shqiptarë në mënyrë të jashtëligjshme në Angli, Kanada e SHBA u shkatërruan në një operacion të policisë të ãnalizuar të shtunën. Në total u lëshuan 51 urdhërarreste, 39 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa 12 persona mbeten në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat