Harta e eksporteve shqiptare në Europë e më gjerë

Shqipëria

Harta e eksporteve shqiptare në Europë e më gjerë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:41
Ilustrim

Italia kryeson eksportet shqiptare drejt BE-së

Italia është partneri kryesor i shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë.

Sipas raportit të INSTAT, në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (9.2%), Spanja me (138.2%) dhe Gjermania me (25.9%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me (-16.1 %), Maqedonia me (-29.8%) dhe Serbia me (-1.5%).

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia me (7.7%), Spanja me (126.8%) dhe Kosova me (7.4%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rumania me (-3.8%), Franca me (-22.4%) dhe Hungaria me (-15.5%).

Ndërsa për sa i takon importeve, INSTAT raporton se, në muajin Shkurt 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe në krahasim me Shkurt 2017 janë: Italia me (5.9%), Greqia me (14.8%) dhe Franca me (77.1%).

Vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të ndjeshme janë: Turqia me (-2.0%), Kina me (-4.0%) dhe Gjermania me (-10.9%), njofton INSTAT.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67.9%, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2018, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 79.2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62.1 % të importeve gjithsej. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat