Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush ikën

Shqipëria

Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush ikën

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:48
Policia e Shtetit

Vijojnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit. Sipas burimeve, mësohet se është ndryshuar kreu departamentit të Policisë Kriminale, sektor që heton ngjarjet e rënda në të gjithë vendin.
Idajet Faskaj i cili deri më tani e mbante këtë pozicion është larguar.

Në vend të tij është emëruar Eduart Merkaj, i cili ka mbajtur detyrën e drejtorit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat