I shpëtuan vdekjes e sot hyjnë në shtëpi nga dritarja! Shikoni se çfarë ndodh në Dardhë

Shqipëria

I shpëtuan vdekjes e sot hyjnë në shtëpi nga dritarja! Shikoni se çfarë ndodh në Dardhë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:36
Dardhë

Prej 10 ditësh, 12 familje në fshatin Dardhë të Fushë -Arrezit nuk futen dot në shtëpitë e tyre.

Disa prej shtëpive janë bërë të pabanueshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu ndërsa të tjerat rrezikojnë të shemben në çdo moment.

Shtëpia e Kin Mirashi është më e dëmtuara. I shpëtuan vdekjes por tashmë për të hyrë në atë që deri dje ishte e gjithë jeta e tyre, i mbetet vetëm dritarja nga ku mundohet të shpëtojë çfarë i ka mbetur.

Bashkëshortja e Kinit se bashku me fëmijët janë strehuar në kishën e fshatit, ndërsa banorët e tjerë te të afërmit.

Një ekip pune qëndron 24 orë në zonë por Bashkia e Fushë- Arrëzit nuk ka mundësi për zgjidhje afatgjatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat