Berisha demaskon drejtorin e OSHEE në Vlorë

Shqipëria

Berisha demaskon drejtorin e OSHEE në Vlorë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:50
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme nepotizmin, që sipas tij, ekziston në OSHEE e Vlorës.

Duke publikuar një mesazh, që sipas tij, i ka ardhur nga një qytetar, Berisha ka denoncuar disa emra, që janë punësuar në këtë institucion, jo me meritë, por në bazë të njohjeve familjare.

Ish-kryeministri vazhdon edhe më tej, kur thotë se në OSHEE-në e Vlorës po punësohen njerëz që nuk kanë lidhje fare me punën e përditshme të këtij institucioni.

Berisha thotë se koordinatore është emëruar një person, që nuk ka lidhje fare me OSHEE-në, pasi sipas tij, është infermiere.

Reagimi i Berishës

OSHEE çerdhe nepotizmi dhe korrupsioni!

Lexoni denoncimin e punojesit dixhital. sb

“pershendetje doktor, jam nje qytetare e vlores, dua te denoncoje ndermarjen e oshee vlore qe drjetor erion osmenaj e ka kthyer sot si prone te tijen, duke ardhur ne kohen e fushates poltike, duke punesuar ne fushate gjithe njerezit e lumit te vlores, te cileve ju morren vote, sot ky drejtore vazhdon ta mbaj drejtorin me presion ndaj punonjesve, i heq punonjesit nga nje pozicion ne tjtrin, merr faturiste i ben specialiste, merr specialistet i ben elektriciste, jo vetem kaq po ka punesuar nga nje familje tre apo kater veta... po te permend vetem disa... najda shametaj esht ekordinatore, me prfoseion infermiere, qe ska lidhej me oshee, ka burrin faturiste, benen rrapaj, kozëta shenko arketare me vajzen e saj erika shenko datanaliste, vasjana sulce me kusheririn e saj dhe vjerrin ne oshee, anisa sakaj datanaliste me maman arketare dhe babane elektriciste, keta jane vetem disa... po spo me kujtohen emrat e tjere, ku nje oshee e kther ne dinasti familjesh... erion osmeni ka kther oshee e vlroe ne prone te vet... ky zotri ka marr e puneson ne oshee njerez nga tirana gjithe shefat e sektoreve jane njerez te tiranes, kur vlora ka njerëez plot qe duan te jene ne pune... ky zotri ben presion punonjesve, i merr e sorrollat ne pozicione t endryshme vetem e vetem me qellim qe punonjsve tju merzitet puna e ta lene.. te lutem denoncoje kete rast... te ketij drejtori kaq te zote....pas po detyron njerezit te lene punen me presion qe ben...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat