Meta çel dritën jeshile për bisedime me Greqinë, reagon Dule

Shqipëria

Meta çel dritën jeshile për bisedime me Greqinë, reagon Dule

Më: 19 mars 2018 Në ora: 21:21
Vangjel Dule

I pari që ka reaguar lidhur me dhënien e Plotfuqishmërisë nga ana e Presidentit Ilir Meta për grupin negociatorë për bisedimet me palën greke, ka qenë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Në një prononcim për News24, Dule e ka pritur këtë vendim, duke theksuar se në 4 vitet janë bërë hapa pas në marrëdhëniet me Greqinë.

Dule u shpreh se ka nisur një fazë e re bashkëpunimi mes dy vendeve, ndërsa shtoji se i është hapur rrugë integrimit të Shqipërisë për në BE.

 “Kjo është një fazë e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Çelet rruga në aspektin teknik dhe politik. Por dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Themeli i marrëdhënieve mes dy vende, ato të popujve. Lidershipi politik nuk mund të cenoje marrëdhëniet mes popujve. Ne 4 vitet e fundit hapa mbrapa në këto marrëdhënie. Ndaj është momenti për te rikuperuar kohen e humbur”, tha Dule.

Ditën e sotme, kreu i Shtetit Ilir Meta vendosi që t’i japë leje grupit negociatorë të caktuar nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme për të nisur bisedimet me palën greke për të arritur një marrëveshje për çështjen e detit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat