Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komisionerin e BE-së, Johannes Hahn.
Ai shkruan se nga BE është vlerësuar pozitivisht ecuria e procesit të vettingut.
“Me Komisionerin Hahn në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.
Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut - që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama.