Mori plotfuqishmërinë nga Meta, Bushati sqaron si do të veprojë tani

Shqipëria

Mori plotfuqishmërinë nga Meta, Bushati sqaron si do të veprojë tani

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:52
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka komentuar sot vendimin e Presidentit Ilir Meta i cili i dha atij autorizimin dhe plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë.

“Pa humbur kohë ne do procedojmë me plotfuqishmërinë dhe për pak ditë apo javë do bëjmë edhe raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke bazuar me një punë parapërgatitore që ka ndodhur gjatë 4 viteve. Jemi shumë të vendosur të shkojmë drejt një marrëveshje sa më të drejtë, sa më të ndershme për të mos përsëritur asnjë nga gabimet e 2009 dhe natyrisht për të respekutar normat ndërkombërtare që janë të detyruershme për Shqipërnë dhe Greqinë, vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, legjislacionin e brendshëm shqiptar dhe ne besojmë dhe jemi të motivuar për të shkuar drejt një marrëveshje që do jetë e drejtë, e ndershme, më e mirë nuk diskutohet se ajo e 2009 dhe në fund të ditës urojmë të kemi një marrëveshje që do jetë e zbatueshme”.

Pyetjes, "sa parashikohet të zgjasin negociatat",  Bushati iu përgjigj, sipas Faxweb: "Në planin teknik këto negociata po fillojnë dhe Shqipëria po shkon drejt një marrëveshje të re, kjo është më e rendësishmja. Kohëzgjatja e negocitave ka një rëndësi të dorës së dytë, për ne rëndësi të dorës së parë ka produkti që do dalë nga këto negociata.

Krahas cështjes se vulës apostile ne të vijojmë diskutimet dhe për pak javë të kemi një tjetër produkt si është njohja e ndërsjelltë e patentave se do clironte energji pozitive ndërmjet dy vendeve tona."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat