Vrau kushëririn me sëpatë në Vlorë në sy të djalit të mitur, “arrest me burg” për 40-vjeçarin

Shqipëria

Vrau kushëririn me sëpatë në Vlorë në sy të djalit të mitur, “arrest me burg” për 40-vjeçarin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:59
Pamje nga gjykata

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Dilaver Veshaj pasi ka vrarë me sëpatë kushëririn, Arben Veshaj. Ngjarja e rëndë ka tronditur Vlorën mëngjesin e së shtunës, ku konflikti mes kushërinjve ka përfunduar me masakrimin e 37-vjeçarit në sy të djalit të mitur. Krimi horror ndodhi në fshatin Gumenicë të qytetit jugor. Shtetasi 37 vjeç që merrej me bagëti, mëngjesin e së shtunës ishte duke shkuar te stani i tij bashkë me djalin 7 vjeç.

Pranë stanit të Veshajt, ndodhet edhe stani i kushëririt të tij, Dilaver Veshaj. Ndërsa Arben Veshaj po kalonte afër pronës së kushëririt bashkë me djalin e tij, i janë sulur qentë. Ai i ka qëlluar qentë me gurë që këta të fundit të ikin, por vetëm pak më vonë kushëriri Dilaver Veshaj e ka qëlluar me pistoletë pa asnjë lloj paralajmërimi. Kur ka parë se nuk e ka vrarë as me plumba, Dilaver Veshaj iu sul me sëpatë duke e goditur disa herë në kokë, derisa e la të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat