Dedikimi prekës i vjehrrës së 20 vjeçares që piu fostoksinë: Pse s’më the gjysëm fjale...

Shqipëria

Dedikimi prekës i vjehrrës së 20 vjeçares që piu fostoksinë: Pse s’më the gjysëm fjale...

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:59
Erisa (vajza qe ka kryer vetevrasje) dhe i fejuari i saj , Adi

Ka mjaftuar një postimi plot dhimbje i motrës së saj, ku ende nuk e beson se Erisa nuk jeton më, për të vërshuar mesazhet e ngushëllimit.

Mes tyre, ajo që bie në sy është ajo e vjehrrës së 20-vjeçares, Luljetës.

Ajo shprehet se është e rënduar psikologjikisht, ndërsa tregon se nuk i ka munguar dashuria qoftë nga i biri, apo edhe nga vetë ata.

Luljeta ka përlotur me dedikimin e saj për nusen: “Çfarë të mungoi kaq shumë, që nuk e mësuam kurrë”, ka shkruar mes dhimbjes”, – ka shkruar mes dhimbjes e vjehrra.

Anxhela megjithëse jam shumë e rënduar psikologjikisht po marr mundimin të të shkruaj sinqerisht.

Po pse moj Erisa na e bëre këtë, vetes tënde këtë që ishe në moshën më të bukur të jetës tënde. Pse nuk mendove për Adin që të donte aq shumë, pa kush po pyet për ne.

Çfarë të mungoi që nuk e mësuam kurrë. Dashuria nga ne, nga Adi nga të gjithë njerëzit tanë.

Po të donim më tepër se të të kishim çupën tonë. Pse moj Erisa na e bëre këtë, pse nuk më the mua gjysmë llafi kur folëm në darkë se dinim ne si ti rregullonim gjërat. Çdo gjë ka zgjidhje, nuk u linim ne të arrinje aty. Pse nuk na vutë në dijeni asnjëri, ku shkuan gjithë ato ëndrra që kishit ju për vete dhe ne për ju.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat