“Rama harxhoi 4 milionë euro për portin në Kavajë”, Berisha publikon videon e gjendjes aktuale

Shqipëria

“Rama harxhoi 4 milionë euro për portin në Kavajë”, Berisha publikon videon e gjendjes aktuale

Më: 20 mars 2018 Në ora: 18:54
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një video me anë të cilës sipas tij po demaskon premtimet elektorale të kryeministrit Rama.

Në videon e publikuar pak minuta më parë në rrjetin social “facebook” shfaqen pamjet gjatë fushatës elektorale në qershor të vitit 2017 ku Rama së bashku me kreun e Bashkisë Kavajë inspektojnë punimet në portin e këtij qyteti. Në vijimësi të videos shfaqen pamjet që sipas Berishës janë nga gjendja aktuale e këtij porti.

“Video/ Ja 4 milione eurot e Rames per Kavajen. Shihni ku eshte katandisur projekti elektoral sot! Sb”, shkruan Berisha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat