Tkurret veprimtaria e Krimeve të Rënda/ Ja çështjet që do të gjykojnë...

Shqipëria

Tkurret veprimtaria e Krimeve të Rënda/ Ja çështjet që do të gjykojnë...

Më: 20 mars 2018 Në ora: 19:41
Gjykata e Krimeve të Rënda

Gjykata e Krimeve të Rënda, krijuar prej 14 vitesh tashmë do të ketë vetëm kompetencat e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila pritet të ngrihet sipas ligjeve të reja të reformës.

Një vendim i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë ka zgjidhur luftën e kompetencave mes gjykatave pas ndryshimeve ligjore të 1 gushtit.

Kjo do të thotë se praktikisht gjyqtarët dhe prokurorët e Krimeve të Rënda, do të hetojnë dhe gjykojnë vetëm çështjet që i përkasin SPAK-ut dhe GJKKO, edhe pse ngritja e tyre sipas paketës së re është ende larg realitetit.

Siç thonë burime të sigurta të Top Channel, shkak për të shqyrtuar kompetencat e Krimeve të Rënda është bërë Gjykata e Durrësit që ka dërguar një dosje droge pranë kolegjit penal të Gjykatës së Lartë, në mënyrë që ajo të shprehej nëse çështja e trafikut të drogës i përket një gjykate të zakonshme apo gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në përfundim kolegji penal ka urdhëruar gjykimin e trafikut të drogës pranë Gjykatës së Durrësit, sipas kompetencave të reja të reformës. Në terma praktike ky vendim do të thotë të gjitha veprat nen hetim dhe gjykim pas datës 1 gusht 2017-të që janë trafiku i drogës, i qenieve njerëzore, i vrasjeve dhe gjobëvëniet që ishin kompetencë e Krimeve të Rënda kalojnë në gjykatat e rretheve.

Kjo pasi këto vepra nuk janë më kompetencë e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së posaçme SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat