Kreu i Emergjencave Civile jep alarmin për Shkodrën: Kritike, rrezikohen argjinaturat

Shqipëria

Kreu i Emergjencave Civile jep alarmin për Shkodrën: Kritike, rrezikohen argjinaturat

Më: 20 mars 2018 Në ora: 20:20
Pamje nga përmbytjet

Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka bërë thirrje që në mbledhjet e Komisionit të Emergjencave në Shkodër të jetë edhe prokurori i rrethit pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

Prençi u shpreh se rrezikohen që argjinaturat të çahen për shkak të nivelit të lartë të ujit dhe se ato duhet të monitoroheshin 24 orë.

“Është e pafalshme që të ndërtohet një rrugë si ajo e Velipojës pa marrë parasysh përmbytjet e vitit 2010. Punimet duhet të ndalen urgjentisht dhe prokuroria të nisë një hetim për punimet në rrugën e Velipojës. Punimet të fillojnë pasi prokuroria të përfundojë hetimet për rrugën e Velipojës. Kërkohet një menaxhim ndryshe sepse situata është kritike”, tha Prençi në një prononcim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat