Tjetërsimi i pronave në Lezhë, Ndreu: Të përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Shqipëria

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, Ndreu: Të përfshirë edhe njerëz të gjakut tim

Më: 20 mars 2018 Në ora: 21:38
Pjerin Ndreu

Tjetërsimi i pronave në Lezhë duket se nuk është bërë vetëm nga të djathtët, por edhe të majtët.

Këtë gjë ka lënë të kuptohet deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu gjatë një interviste për Oranews, ku ka deklaruar se në hetimet për abuzimin me pronat në bregdetin e Lezhës janë përfshirë edhe njerëz të fisit të tij.

Por, nga ana tjetër, deputeti i PS-së u shpreh se është skandaloze ajo çfarë flitet pas arrestimit dhe lirimit të kreut të Bashkisë së Lezhës, demokratit Fran Frrokaj.

Sipas tij, është shpifje pretendimi se arrestimi i tij është bërë, që e majta të marrë bashkinë e Lezhës.

“Kemi të majtë, të djathtë kam njerëz të gjakut tim që për arsye të punës në disa institucione janë implikuar në këtë. Shkalla e fajësisë së tyre unë nuk mund ta gjykoj, por është një abuzim skandaloz, është një turp që ta shesësh këtë si një presion politik se ne duhet që përmes kësaj skemë të merrnin bashkinë.

Është e çuditshme se si disa përfaqësues politik bien në logjikën e disa militantëve se ne duhet domosdoshmërisë të prodhojmë skema të tilla për të marrë bashkinë.”, -tha Ndreu.

Pak ditë më parë, me urdhër të Krimeve të Rënda, policia e Shtetit vuri në pranga disa zyrtarë, mes tyre edhe kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj.

Ata janë vënë nën akuzë, se duke falsifikuar dokumente kanë mundur të tjetërsojnë tokë në zoën e njohur si ‘Rana e Hedhur’ në Lezhë.

Por, tre ditë pas arrestimit, gjykata e Lezhës, vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie, për shumicën prej të arrestuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat