Berisha për ratifikimin e demarkacionit: Shënohet një arritje përcaktuese për vizat

Shqipëria

Berisha për ratifikimin e demarkacionit: Shënohet një arritje përcaktuese për vizat

Nga: A.M. Më: 21 mars 2018 Në ora: 21:40
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar ratifikimin e marrëveshjes për kufirin  me Malin e zi.

Ai ka shkruar në Facebook se  Kosova me ratifikimin e kësaj marrëveshje shënon një arritje përcaktuese për liberalizimin e merituar të vizave me Bashkimin Europian.

Postimi i plotë:

Te dashur miq, sot Kuvendi i Kosoves, pas debatesh dhe perballjesh te forta gjate ketyre viteve te fundit, ratifikoi me 80 vota pro marreveshjen e percaktimit te kufirit midis Republikes se Kosoves dhe Republikes se Malit te Zi.

Per ratifikimin e marreveshjes votuan deputetet e mazhorances si dha ata te LDK ne opozite.

Duke pershendetur kete akt, shtoj se Kosova me ratifikimin e kesaj marreveshje shenon nje arritje percaktuese per liberalizimin e merituar te vizave me Bashkimin Europian por dhe per konsolidimin e marredhenieve te fqinjesise se mire me Malin e Zi dhe te Pavaresise saj! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat