Kryetari i partisë Zgjidhja Koço Kokëdhima ka lajmëruar një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë. Ai tha se takimi do të mbahet në datën 14 prill, ditën e shtunë, në orën 11 paradite, në sallën “Europa” në “Titania” Hotel.
Statusi i Koço Kokëdhimës:
Të dashur miq,
Në datën 14 prill, ditën e shtunë, në orën 11 paradite, në sallën “Europa” në “Titania” Hotel, në Athinë, do të zhvilloj një takim me emigrantët tanë atje, ku do të diskutojmë dhe ndajmë së bashku ide për problemet dhe çështjet që na interesojnë si dhe për platformën politike të “Zgjidhje”-s. Jeni të ftuar dhe të falenderuar për pjesëmarrjen tuaj! Ju mirëpresim!
Miqësisht, KK!