Luftë me policinë, vritet hajduti. Ja cila banesë po grabitej në Fier, çifti dha alarmin kur…

Shqipëria

Luftë me policinë, vritet hajduti. Ja cila banesë po grabitej në Fier, çifti dha alarmin kur…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 08:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fier, ku një grabitës përfundoi i ekzekutuar nga policia, pas një shkëmbimi zjarri.

Policia ka bërë zyrtarisht me dije se është njoftuar nga një familje në lagjen “29 nëntori” se persona me armë po tentonin ta grabisnin.

Gazetarja e “Panorama” bën me dije se ka qenë shtetasi Minella Muçi ai që ka dhënë alarmin, ndërkohë që në banesë në kohën kur grabitësit kanë thyer drynin ka qenë vetëm çifti i bashkëshortëve.

Ne zone nuk njihet si nje familje qe te kete para, nderkohe qe Minella punonte si shofer dhe nuk kane qene ne gjendje shume te mire ekonomike.

Nderkohe qe me poshte mund te shihni edhe fotot e para nga vendi ku ka ndodhur perplasja me arme mes hajduteve dhe policise, vend qe si e shihni eshte i rrethuar me shirita.

Policia ka bere me dije ne informacionin e pare te dhene per ngjarjen se kane qene 4 hajdute te maskuar dhe me arme, por ne perplasje mes tyre dhe forcave te rendit, dy prej autoreve kane perfituar nga erresiara dhe ia kane mbathur.

Policia ka ngritur pika kontrolli per te bere te mundur kapjen e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat