Borë në veri, bllokohen rrugët

Shqipëria

Borë në veri, bllokohen rrugët

Më: 23 mars 2018 Në ora: 10:07
Ilustrim

Reshjet e dëborës të nisura herët në mëngjes në zonat veriore janë shoqëruar me stuhi dhe ulje të temperaturave.

Si pasojë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve për shkak të ngricave në rrugë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.

Në Kukës, “Rruga e Kombit” është e hapur, ndonëse ka reshje bore dhe ngrica. 8 borëpastruese janë angazhuar për hedhjen e kripës dhe largimin e borës në dy senset e rrugës, ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe në rrugë për të këshilluar drejtuesit e automjeteve.

Ndërsa në Bulqizë situata e rënduar nga reshjet e dendura të dëborës ka bllokuar njësite administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë-Bulqizë. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet me zinxhirë. Qafë e Buallit-Krastë me vështirësi me zinxhirë, ndërkohë që herë pas here bllokohet. Ura e Çerenecit-Steblevë është e bllokuar. Qafë e Buallit-Klos kalohet me zinxhirë.

Aktualisht, trashësia e dëborës në qytet është 40cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 60 deri në 1 metër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat