Deputeti i LSI nxjerr dokumentet: Si i emëroi Rama dy drejtorë në kundërshtim me ligjin

Shqipëria

Deputeti i LSI nxjerr dokumentet: Si i emëroi Rama dy drejtorë në kundërshtim me ligjin

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:03
Endrit Bramillari

“Edi Rama emëron në kundërshtim me ligjin drejtorin e AZHBR-se, Frida Krifca dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro”.

Ky është denoncimi që bën deputeti i LSI-së Endrit Bramillari, i cili ka publikuar në profilin e tij në FB, disa foto që tregojnë sipas tij se “të dy drejtorët në fjalë kanë dështuar në konkurset ku kanë marrë pjesë”.

POSTIMI I PLOTË

Skandal.
Edi Rama me dorën e tij dhunon ligjin e shërbimit civil.

Edi Rama emëron në kundërshtim me ligjin drejtorin e AZHBR-se, Frida Krifca dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Tepsia e kalbur Edi Ramës nuk njeh ligjin. Ky kryeministër, i cili propagandon me të madhe për pastrimin e administratës nga të paaftët e bën vetëm për show mediatik sepse emëron çdo ditë njerëz të paaftë dhe në kundërshtim me ligjin. Ka emëruar në shkelje me ligjin Frida Krifcën dhe Afrim Qendron, të cilët do të menaxhojnë qindra milion euro nga BE. Ndonëse ligji e thotë qartë që për funksione të tilla, duhet të fitohet konkursi i Trupës së Nëpunësve Civil të Nivelit të Lartë Drejtues, të dy drejtorët në fjalë kanë dështuar në konkurset ku kanë marrë pjesë. Megjithatë, Rama që ligjin e përdor për show-n e vet, e ka shkelur atë, kur bëhet fjalë për të emëruar drejtorët e tepsisë së tij të kalbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat