Basha mbledh Komisionin e Emergjencave në Shkodër, bën punën e kryeministrit

Shqipëria

Basha mbledh Komisionin e Emergjencave në Shkodër, bën punën e kryeministrit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:52
Lulzim Basha

Lulzim Basha, kryetari i opozitës ka mbledhur në mesditë Komisionin e Emergjencave Civile në Shkodër sëbashku me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi. Basha ka ndjekur me vëmendje raportimin e Ademit për situatën e rënduar dhe deri më sot është i vetmi politikan i lartë që i gjendet pranë pushtetit lokal atje, në kushtet kur qeveria refuzon të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Bashkia e Shkodrës po kalon javën e tretë të përmbytjes dhe po ndihmohet nga Forcat e Armatosura. Por, situata po përkeqësohet ditë pas dite; mbi 5 mijë ha rezultojnë sot  nën ujë dhe sipas Ademit, ende nuk ka një sipërmarrje qeveritare pasi dëmet e shkaktuara janë më të mëdha se të përmbytjes së disa viteve të para.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat