Autoriteti i privatësisë shqiptare po heton Call Centerat

Shqipëria

Autoriteti i privatësisë shqiptare po heton Call Centerat

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:25
Ilustrim

Media italiane "Il Tirreno" e cila pak ditë më parë ka zbuluar një tregtim të paligjshëm të të dhënave personale të utentëve italianë nga ana e shoqërive call center që operojnë në Shqipëri, informon sot se Autoriteti për Garantimin e Privatësisë në Shqipëri i është përgjigjur kërkesës për verfikim nga ana e autoriteteve italiane. 

"Së pari, thuhet në përgjigjen e palës shqiptare, falenderojmë të përditshmen italiane për investigimin e kryer mbi tregtimin e paligjshëm të numrave të telefonit." 

"Pasi kemi analizuar të gjithë artikujt e publikuar, shkruan Autoriteti Shqiptar i Privatësisë, arritëm në konkluzionin se bëhet fjalë për një fakt mjaft serioz e që kërkon një vëmendje të vecantë e një impenjim maksimal nga ana jonë si dhe nga ana e Autoritetit italian të Privatësisë." 

Deri më tani asnjë tregues mbi tregtimin e paligjshëm të të dhënave personale të utentëve italianë nuk ka cuar në vëmëndjen e autoritetit tonë prandaj ju falenderojmë dhe një herë mbi informacionin e dhënë ndaj këtij fenomeni," lexohet në letrën e autoriteteve shqiptare.

"Zyra jonë do të nis një hetim administrativ ndaj çdo sipërmarrje tregtare apo menaxher të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm."

Ndërsa sa i takon shoqërive të call center të hapura në Shqipëri, Zyra e Autoritetit të Garantimin të Privatësisë në Shqipëri informon se ka kryer mjaft kontrolle në qëndrat e tyre në Tiranë, Durrës por dhe në qytete më të vogla ku ka marrë masa në raste ku janë verifikuar shkelje ligji. Por në këto kontrolle nuk janë gjetur fakte mbi tregtimin e paligjshëm të të dhënave persoanle të utentëve italianë, nënvizon përgjigja e palës shqiptare 

E përdishtmja italiane "Il Tirreno" ka dokumentuar me fakte e video se si persona apo menaxherë të shoqërive call center në Shqipëri shesin në mënyrë të paligjshme të dhëna personale, numra telefoni, adresa banimi apo adresa emali me vlerë 8 cent deri në 1 cent për cdo njërin prej tyre. Paketa e shitjes nis me minimumin e 500 mijë numrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat