PD akuza deputetit të PS: Përvetësoi nëpërmjet falsifikimit 11 mijë metra katrorë tokë

Shqipëria

PD akuza deputetit të PS: Përvetësoi nëpërmjet falsifikimit 11 mijë metra katrorë tokë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:29
Flamur Noka

Partia Demokratike  thotë se  deputeti  socialist Alket Hyseni, sot  ndodhet para  akuzës publike se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi familjes Bua. Siaps akuzës Hyseni  ka tjetërsuar pronën, nëpërmjet falsifikimit, në kohën ku ai  drejtonte Task Forcën për verifikimin e kthimit dhe regjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Noka: Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është sot i akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua. Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut. 

Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Flamur Noka, i ka kërkuar prokuorisë të veprojë.

Noka: Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë. Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet. 

Sipas Deputetit Noka,  ky është një rast  për prokurorinë të tregojë se  nuk është selektive dhe  pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat