“Bumerangu” i Vettingut dhe kolapsi i Gjykatës Kushtetuese Shqiptare

Shqipëria

“Bumerangu” i Vettingut dhe kolapsi i Gjykatës Kushtetuese Shqiptare

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:33
Gjykata e Shqiperise

Shkarkimi i sotëm i Fatos Lulos ka sinjalizuar këtë të premte zyrtarizimin e kolapsit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare, e cila mbetet me vetëm 5 anëtarë.

Vendimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), struktura bazë që kryen Vettingun e shumëpërfolur në Shqipëri. Pavarësisht se vendimi në fjalë do të apelohet në një tjetër organ të Vettingut (Kolegji i Apelimit), aktualisht Gjykata Kushtetuese ka hyrë në një tunel të ngushtë që e bën thuajse të pamundur mundësinë e funksionimit normal të gjykatës më të lartë shqiptare.

Vettingu bëri detyrën e tij, largoi një gjyqtar që nuk justifikonte paratë, por nga ana tjetër vendimi është kthyer në një “bumerang” për vetë drejtësinë, të cilës i shërben në fund të ditës procesi i vettingut.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese kanë mbetur 5 anëtarë, e madje dy prej tyre ndodhen në një “territor” aspak ligjor. Anëtares Vitore Tusha i ka mbaruar mandati, ndërsa një tjetër anëtari si Gani Dizdari, i ka ardhur mosha e pensionit.

Tashmë nga kjo e premte, të gjithë sytë kanë shkuar tek një tjetër institucion, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por sërish, duket se zgjidhja nuk do të jetë dhe aq e thjeshtë.

KED shqyrton kandidaturat e sjella nga Presidenca, Kuvendi e Gjykata e Lartë por praktikisht vetë institucioni është mbledhur vetëm një herë, seancë e cila është zhvilluar këtë javë. Procesi i verifikimit të kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese nuk është një çështje që kërkon pak kohë për t’u bërë. Nga ana tjetër, një tjetër çështje e komplikon më shumë situatën, pasi kandiatët në fjalë do duhet të kenë kaluar vetë procesin e Vettingut, një tjetër “bumerang” që jo vetëm kërkon kohë më shumë, por edhe vë në pikëpyetje serioze funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese.

Pyetja që mund të bëhet sot është se KUR do të funksionojë Gjykata më e lartë e vendit?

Sipas të gjitha gjasave, Kushtetuesja do të marrë “disa pushime” të gjata.../Gazeta Express

Më poshtë lista e personave që do të dalin përpara KPK-së dhe procesit të Vettingut:

Në zbatim të Ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 10 të nenit 3 dhe pikës 3 të nenit 6 të “Rregullore për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e listës së përparësive për shkak të ligjit, si më poshtë:

1. Altina Xhoxhaj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

2. Bashkim Dedja Gjykata Kushtetuese

3. Besnik Imeraj Gjykata Kushtetuese (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

4. Fatmir Hoxha Gjykata Kushtetuese

5. Fatos Lulo Gjykata Kushtetuese

6. Gani Dizdari Gjykata Kushtetuese

7. Vitore Tusha Gjykata Kushtetuese

8. Xhezair Zaganjori Gjykata e Lartë

9. Adriatik Lalla Prokuror i Përgjithshëm

10. Alma Brati Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

11. Artan Laze Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

12. Artan Zeneli Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

13. Astrit Faqolli Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

14. Besim Trezhnjeva Gj. Apelit Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

15. Bledar Abdullai Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

16. Brunilda Kadi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

17. Brunilda Kasmi Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

18. Dritan Hallunaj Shk. I për Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

19. Ilir Toska Gj. Apelit Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

20. Manjola Xhaxho Gj.Shk.I, Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

21. Marcela Shehu Gj.Shk.I, Kurbin (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

22. Medi Bici Gjykata e Lartë (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

23. Nertina Kosova Apeli Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor)

24. Adriatik Cama Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

25. Anila Leka Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

26. Antoneta Sevdari Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

27. Arben Dopallaj Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

28. Arben Nelaj Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

29. Arta Marku Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

30. Besa Nikehasani Prok. Apelit Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

31. Besnik Cani Prokuroria Elbasan (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

32. Besnik Muci Prok. Krimet e Rënda (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

33. Bujar Hoti Prokuroria Durrës (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

34. Dritan Prenci Prokuroria Kukës (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

35. Dritan Rreshka Prokuroria Tiranë  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )

36. Elison Sadiku Prokuroria Korçë  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )

37. Gentjan Osmani Prok. Krimet e Rënda  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )

38. Kostaq Beluri Prokurori e Përgjithshme  ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )

39. Luan Kaloçi Prok. Apelit Tiranë ( Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë )

40. Ramadan Troci Prokurori e Përgjithshme (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

41. Shpëtim Kurti Prokuroria Tiranë (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

42. Vat Staka Prokuroria Shkodër (Kandidat për Këshillin e Lartë i Prokurorisë)

43. Brikena Ukperaj Lubonja Gj. Apelit Vlorë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

44. Ervin Metalla Gj. Apelit Tiranë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

45. Fatjona Memçaj Prok. Apelit Tiranë

46. Gentjan Medja Gj. Adm. Sh.I Tiranë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

47. Gentjan Trenova Prok. Apelit Tiranë (Kandidat/Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

48. Kastriot Selita Gj. Adm. e Apelit

49. Rovena Gashi Prokurori e Përgjith (Kandidat/ Këshilli i Emërimeve në Drejtësi)

50. Admir Thanza Gjykata e Lartë

51. Ardian Dvorani Gjykata e Lartë

52. Artan Broci Gjykata e Lartë

53. Edmond Islamaj Gjykata e Lartë

54. Shkëlzen Selimi Gjykata e Lartë

55. Tom Ndreca Gjykata e Lartë

56. Artur Malaj Gj. Adm. e Apelit (Kandidat /Inspektor i Lartë i Drejtësisë)

57. Marsida Xhaferllari Insp. e Lartë e Drejtësisë (Kandidat/Inspektor i Lartë i Drejtësisë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat