Reforma në Drejtësi/ Mustafaj: Do të ketë të sakrifikuar dhe ‘kurbanë’ nëse Rama…

Shqipëria

Reforma në Drejtësi/ Mustafaj: Do të ketë të sakrifikuar dhe ‘kurbanë’ nëse Rama…

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:32
Besnik Mustafaj

Prej dy ditësh vetingu për gjyqësorin ka dhënë edhe rezultatet e para nga ku Komisioni i pavarur i kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.

Pas procesit të rivlerësimit kalimtar dhe një seance dëgjimore me avokatin e gjyqtarit, ky komision pretendoi pasuri të pajustifikuar nga ana e gjyqtarit. Avokati i Lulos e konsideroi të pabazuar vendimin dhe tha se do ta ankimojë.

Për Reformën në drejtësi foli edhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj i cili shprehu shqetësime  për ndjekjen e procesit.

“Unë shpreh shqetësime, sepse nëse ky proces ndiqet thjeshtë me standarde pulitane, pulitanizmi nuk prodhon realisht një  sistem funksionues. Pulitanët për mendimin tim janë njerëz dyshues në shumë aspekte, por unë shpresoj që institucionet e reja në sajë të Vettingut do të  jenë të drejta.

Unë njoh shumë mirë profilin njerëzor dhe politik të Edi Ramës. Nëse ai do të arrijë të  ketë ndikimin e tij në këto institucione do të ketë kurbane. Do ketë të sakrifikuar shumë por nuk do të jenë kurban, njësoj që do të jenë të drejta por me kushtin që Rama të mos ketë ndikim në to. Por duket e vështirë” tha Mustafaj.

E ndërsa për situatën e krtijuar në Partinë Demokratike dhe zërat për rikthimin e Berishës, Mustafaj i konsideroi jo një zgjidhje për PD.

“Rikthehemi i Berishës unë mendoj se nuk është zgjidhja, për arsye se ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Për arsye se ka njerëz aty që mendojnë se Berisha ësh5të një kapitull i mbyllur. Problemi është se kjo është shenjë e një dëshpërimi të madh.

Sfida që ka tani PD është kapërcimi i këtij dëshpërimi. Kapërcimi i këtij do të shoqërohet me bashkimin e disa rrymave” shtoi Mustafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat