Vlonjatja dërgon drejt burgut deputetin e PS: Ja provat që më vodhi token

Shqipëria

Vlonjatja dërgon drejt burgut deputetin e PS: Ja provat që më vodhi token

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:38
Vlonjatja dhe Alket Hyseni

Deputeti i PS-së, Alket Hyseni është denoncuar mbrëmë publikisht nga një zonjë, e cila pretendon që Hyseni ia ka tjetërsuar 11 mijë metra katrorë në Dhërmi.

Teksa në emisionin “Të Paekspozuarit” diskutohej për grabitjen e tokave në bregdetet shqiptare me anë të “kopsitjes” me ligj të dokumentave tjetërsues, një pronare tokash në Dhërmi ka akuzuar Alket Hysenin se i ka vjedhur tokën.

Zonja Irini Bua, pretendon se Alket Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.

Irini Bua u shpreh:

Prona ësht vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat