Mediat britanike japin alarmin: Shqiptarët po zotërojnë tregun e kokainës

Shqipëria

Mediat britanike japin alarmin: Shqiptarët po zotërojnë tregun e kokainës

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Autoritete angleze kanë ngritur alarmin se bandat shqiptare po kthehen gjithnjë dhe më shumë në një rrezik për këtë vend.

Siç bëhet me dije nga mediat britanike, shqiptarët renditen të tretët, për nga numri i të burgosurve në këtë vend, duke u kushtuar taksapaguesve britanikë rreth 53 milionë paund.

Ministria e Drejtësisë ka zbuluar se vitin e kaluar ka pasur tre herë më shumë të arrestuar shqiptarë nga 267 në vitin 2013, në 726 vitin e kaluar.

Shumë prej tyre janë tw dënuar për vrasje, drogë, ngacmime seksuale, pastrim parash, kontrabandë të njerëzve dhe kërcënime me vdekje.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar se bandat e tregtarëve shqiptarë të drogës janë tani "një kërcënim serioz", pasi përdorin metoda gjithnjë e pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre.

Grupet e krimit të organizuar nga ky vend, që ka një popullsi prej vetëm 2.9 milion banorë, tani kanë një ndikim të madh në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyrtari, David Hanson, një anëtar i Komisionit të Drejtësisë, tha se ishte një sukses i madh që gangsterë shqiptarë po kapen dhe po burgosen

Por nga ana tjetër ai ka kërkuar që të burgosurit shqiptar të ekstradohen për në vendin e tyre.

"Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm për të siguruar që ata t'i shërbejnë dënimet e tyre në Shqipëri. Në një kohë që ka mbipopullim në burgjet britanike është e domosdoshme që ato të largohen shpejt".,-ka deklaruar Hanson.

Vitin e kaluar policia kishte raportuar se po përballej me një valë të re kriminelësh shqiptarë, pasi për çdo javë arrestoheshin 50 banditë shqiptarë.

Në vitin 2016, policia arrestoi shqiptarët 2,781 herë - deri 8 për qind në vitin 2015. Kjo sugjeron se rreth një në 11 prej 32.000 banorëve shqiptarë të lindur në Angli dhe Uells janë arrestuar, edhe pse disa mund të jenë marrë në paraburgim më shumë se një herë.

Sipas Dailymail, mijëra shqiptarë janë lejuar në Mbretërinë e Bashkuar edhe pse ishin të dyshuar se kishin identitete kosovarë, duke pretenduar persekutim gjatë luftës 18 vjet më parë.

Një zëdhënës i Home Office ka thënë: "Shtetasit e huaj të cilët abuzojnë mikpritjen tonë me kryerjen e krimeve në Mbretërinë e Bashkuar duhet të depërtohen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat