Berisha sërish në krye të PD? Ceka jep përgjgije duke e krahasuar me rastin e Italisë

Shqipëria

Berisha sërish në krye të PD? Ceka jep përgjgije duke e krahasuar me rastin e Italisë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 20:23
Neritan Ceka/Sali Berisha

Ish-anëtari i Partisë Demokratike, Neritan Ceka ka komentuar situatën e krijuar brenda kësaj force politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në “News24”, Ceka thotë se me rëndësi për ringritjen e Partisë Demokratike është mbledhja e të gjithë forcave.

I pyetur nëse rikthimi i Sali Berishës do të ringrinte PD-në, Ceka thotë se sipas tij një lëvizje e tillë nuk duhet të ndodhë, pasi rrezikon që kjo partia të rrëzohet edhe më poshtë. Për këtë ai ka përmendur edhe rastin e zgjedhjeve në Itali, duke bërë një krahasim me rikthimin e Berlusconit.

“Është a-historike kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm. Është një lloj modeli “Berlusconi” dhe sa herë që kthehet lideri për të rikandiduar në zgjedhje, ai humbet. Kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Ndaj nuk e mendoj këtë si zgjidhje”, u shpreh Neritan Ceka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat