Dëbimi i dy diplomatëve rusë, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

Shqipëria

Dëbimi i dy diplomatëve rusë, reagon ambasada e SHBA në Tiranë

Më: 27 mars 2018 Në ora: 10:33
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Trirane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas vendimit për të shpallur ‘non grata’ dy diplomatë rusë në Tiranë. Përmes një reagimi në Facebook, ambasada e SHBA i bën thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat